Belgjika merr Presidencën e Këshillit të BE-së, e uron Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes se Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian.

Ajo në platformën X, thotë se Kosova mezi pret të punojë me partnerët e saj belgë, drejt anëtarësimit të saj në BE.

‘’I urojmë Belgjikës një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së! Mezi presim të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë në muajt e ardhshëm për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në BE dhe për të përmbushur objektivat tona të përbashkëta @EU2024BE’’.