Besnik Bislimit nuk i lejohet shkuarja në Beograd

Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit nuk iu është lejuar shkuarja në Beograd nga autoritetet serbe.

Dushan Janjiq i cili është organizator i konferencës ku po synonte të merrte pjesë Besnik Bislimi, e ka konfirmuar për Klan Kosova se ky i fundit është kthyer gjatë rrugës.

Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”.

Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00.