“Çka mu keni gjujt shpiun, shpiun” – Agim Idrizi nervozohet keq në emision live

Dëshmitari Agim Idrizi i cili para disa ditësh ka dëshmuar në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka folur për herë të parë pasi ai foli në Gjykatën Speciale, shkruan Periskopi.

Ai gjatë emisionit live në Kanla10 u nervozua shumë me komentet ndaj tij, duke mohuar se nuk ka folur asgjë për ish-presidentin Thaçi.

“Unë shqip jam tu folë…Thaçin mos e perzini s’kom folë unë për Thaçin. Mos ma ngjitni, marre duhet me iu ardhë. Ka shku Agim Idrizi me dëshmu në Hagë, unë shqip jam tu iu thanë  shkoni Hagë vetni avokata plotë dhe thuni ka thanë Agim Idrizi me lexu listën e Enver Axhamit. Çka mu keni gjujt shpiun, shpiun. Më bëtë rezil”, tha ndër të tjera Idrizi.