Deputeti Humolli paralajmëron largimin nga VV-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli ka paralajmëruar largimin e tij nga partia në pushtet.

Humolli në RTK ka kërkuar nga kyreministri Albin Kurti që t’i realizojë premtimet e fushatës, përndryshe ai ka thënë se duhet të mendojë për një subjekt tjetër politik.

Ai ka thënë se politikë ka hyrë për të çuar përpara interesat e vendit.

“Në politikë nuk kam hyrë për parti politike por për interes të vendit tim. Vetëvendosja nëse i kthehet asaj që kena hyrë në fushatë unë skam nevojë me mendu për subjekt tjetër por nëse vazhdon duke injoruar deputetët dhe qytetarët atëherë ajo nuk është Vetëvendosja e fushatës”.

Ndryshe, deputeti Fatmir Humolli kishte dalë kundër qëndrimit të VV-së për Trustin.