Gjashtë fruta të cilat edhe të ngrira janë të mira për shëndetin

Pasi frutat dhe perimet janë të mira kur bëhet fjalë për shëndetin në përgjithësi, dietologët kanë rekomanduar disa fruta, të cilat edhe të ngrira janë të mira kur bëhet fjalë për humbjen e peshës së tepërt.

Pasi është e pamundur të konsumohen fruta të freskëta përgjatë tërë vitit, ngrirja e tyre po konsiderohet të jetë një opsion i mirë pasi që ato i ruajnë vlerat e tyre ushqyese, raporton Eating Well.

Banania është e para në listë kur bëhet fjalë për frutat e ngrira që ruajnë vlerat ushqyese. Copëza të ngrira bananesh mund të jenë përbërës i mirë i ndonjë pijeje të përgatitur në shtëpi, duke shtuar vlerat ushqyese të nevojshme për organizmin. Banania gjithashtu konsiderohet të jetë probiotik i fuqishëm dhe përmban shumë fibra të cilat janë të mira për tretjen e ushqimit.

Boronica e egër renditet e dyta si frutë e mirë e ngrirë. Boronicat e egra janë më të vogla se sa boronicat e kultivuara. Edhe këto mund të shtohen nëpër pije të përgatitura në shtëpi e gjithashtu edhe nëpër ëmbëlsira. Një gotë me këto boronica përmban 10 gramë sheqer natyral dhe 6 gramë fibra.
Të dy llojet e boronicave, si ato të kultivuara ashtu edhe ato të egra, përmbajnë vlera të shumta ushqyese që janë të mira për shëndetin e zemrës dhe kundër diabetit.

Qershia është e treta në këtë listë. Qershitë e ngrira janë të pasura me antioksidant. Si të tilla edhe këto mund të shtohen nëpër pije të përgatitura në shtëpi si dhe ëmbëlsira.

E katërta radhitet mangoja. Kjo frutë edhe e ngrirë është e pasur me vlera të shumta ushqyese si magnez, fibra, kalium, vitaminë C, E dhe A, si dhe përmban sheqer natyral.

E pesta në listë është shega. Kjo frutë edhe e ngrirë është një burim i mirë i fibrave dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Përveç kësaj shega ndihmon kundër presionit të lartë të gjakut, parandalon nivelin e lartë të sheqerit në gjak dhe redukton peshën e tepërt në zonën e barkut.

E gjashta në listë është dredhëza e ngrirë. Sikur të gjitha frutat e tjera, pjesë e kësaj liste, edhe dredhëzat e ngrira mund të përdoren si ëmbëltues natyral për të bërë lëngjeve në shtëpi, akullore, e ëmbëlsira të tjera. Përveç që kanë sheqer natyral, dredhëzat janë të mbushura me vlera ushqyese të nevojshme për organizmin në përgjithësi. Ato zvogëlojnë nivelet e kolesterolit të dëmshëm në gjak, janë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë inflamacionet.