Kurti pas takimit me Escobarin: Theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e Banjskës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar përmes një postimi të shkurtër në platformën X lidhur me takimin me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

Kurti tha se e ka informuar Escobarin për hapat e Qeverisë për ta mbështetur tranzicionin për rregullatoren e re të BQK-së.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Takim i shkëlqyeshëm me emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen dhe theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka marrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullatores së BQK-së dhe gatishmërinë tonë për t’i adresuar çështjet në vazhdim”, tha ai.