Krasniqi i reagon Kurtit për sindikalistët: Mentalitet diktatorial fëmijët të vuajnë që ti të quhesh ‘‘i pathyeshëm’’

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur etiketimeve të sotme të kryeministrit Albin Kurti për sindikalistët.

Në një reagim të tij, Krasniqi i thotë Kurtit se PAN nuk ka, por grevë po, përcjell klankosova.tv.

”Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial”, tha Krasniqi.