Kryeministri Kurti nis vizitën zyrtare në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.https://24b720c33b943aca7cc7b1a4fd558855.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takimin me kreu e ekzekutivit të Kosovës, kancelari gjerman i kërkoi konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa shprehur mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, të enjten Kurti takoi në Prishtinë ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht.