Kryeministri Kurti sot në interpelancë

Kryeministri Albin Kurti sot do të “rrëfehet” para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për “masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të jetë në interpelancë Kurti do të mbahet në ora 11:30.

“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen ‘Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend’”, thuhet në njoftim.