Kryetari i SBASHK-ut, sot takon presidenten Osmani

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka njoftuar se të shtunën do të ketë takim me presidenten, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të mbahet duke nisur nga ora 15:00.

Ai ka thënë se 97 për qind e shkollave janë në grevë dhe se më një tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike.

Sipas tij, greva do të vazhdojë.