Kurti: As në ëndërr shumë Qeveri si shohin rezultatet tona, po i realizojmë edhe premtimet e të këqijve

Kryeministri Albin Kurti të shtunën është mburrur me punën e Qeverisë së tij. Të arriturat e ekzekutivit ai i ka shpalosur para Këshillit të partisë në mbledhjen e 35-të, raporton Ekonomia Online. Duke theksuar një nga një punët e bëra, ai pohoi se Qeveria po e kalon e vet, nuk bërë përparime nga viti në vit.

Kurti u shpreh i bindur se shumë qeveri në vende të ndryshe nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e Qeverisë së tij, duke iu referuar rritjes së të buxheti për 35% e të hyrave për 15%, prej marrjes së mandatit. 

Po ashtu, ai deklaroi se kanë dyfishuar edhe punësimin e të rinjve.

“Në fund të këtij viti sukseset e Qeverisë janë të dukshme. Në krahasohemi me veten, ndërsa jemi të pakrahasueshëm me të tjerët. Progresi në drejtësi është konfirmuar nga ndërkombëtarët. Lufta kundër korrupsionit mbete prioritet. Ekonomia është ma e fortë se kurrë pavarësisht krizave. Qarkullimi i bizneseve ka arritur në 15.33 miliardë euro, eksporti 756.9 milionë euro. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar”.

“Ekonomia e Kosovës për dy dekada është shndërruar për plaç për zhvatje. Të hyrat buxhetore 2.6 milionë euro. Ne po e tejkalojmë vetën. Në vendet e tjera as në ëndërr si shohin këto rezultate, këtë vit 15% më shumë të hyra se në vitin e kaluar. Buxhetin e kemi rritur për 35% më shumë. Ata para neve pasuroheshin individët, tash i ka kapur sikleti që po pasurohet shteti. Me këto të arritura duhet të jemi krenar dhe t’i afirmojmë ato. Ata që i denigrojnë këto mjete nuk i kuptojnë hallet e të gjithëve. Ata që i quajnë këto mjete lëmoshë, nuk e di se çka i mundon familjet”.

Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe liberalizimin e vizave, duke thënë se për veç premtimeve që kanë dhënë, po realizojnë edhe premtimet që kanë pasur ata të këqijtë, raporton EO.

“Qeveria jonë i plotëson edhe zotimet e rrejshme të qeverive të kaluara. Ne i plotësojmë zotimet tonat, por edhe ato të mirat që mund të kenë pasur ata të këqijtë. Në vitin 2024 do të kemi edhe më shumë fitore. Por, nuk duhet harrur sfidat që kemi pasur për të arritur deri këtu”.

Kur foli për dialogun, tha se Serbia nuk është e interesuar për nënshkrimin e marrëveshjes së arritur, për çka kritikoi qeveritë e kaluar që ishin dakorduar për ujdi në dëm të shtetit.

“Pas sulmit të 24 shtatorit, nuk ka sektorë më të rëndësishëm se siguria. 200 milionë euro kemi investuar në sigurinë e vendit. Me qeverinë e VV kemi arritur marrëveshje të reja që flet për integritetin e Kosovës, që Seria po refuzon ta nënshkruaj. Në fund të vitit është e qartë se kemi shumë për të gëzuar e festuar”.