Kurti mbron Kusarin pas incizimeve: Kujdes nga “lufta hibride nga Serbia”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar publikimin e audio-icizimeve ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila koordinohet me deputetin e Listë Serbe, Sllavko Simiq për disa ligje të rëndësishme të vendit si dhe pranimin e saj që ka biseduar me Millan Radioiqi

“Së pari shefja e Grupi Parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuat ka intepretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë njejtë me atë që mendojnë e që qartazi është një icizim që është i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht organet e drejtësisë të merren me të Shefja grupit tonë jo veç që bashkëbisedon, por ajo e ka për detyrë të përpiqet që të sigurojë vota”

“Ju e dini shumë që ka zero varësi nga Lista Serbe dhe kjo e ka bërë pushtetin tonë demokratike. Unë as që kam komunikuar e takuar ndonjë herë me personin në fjalë. Ju lus që të keni kujdes sa i përket kësaj lufte hibride nga serbia kunder Kosovës, janë duke u përplitur si autokraci që janë në fqinjit onë veriore e po përpiqen me xhirime me incizme”, tha Kurti.