Kurti nesër i pret për takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters

Nesër në Kosovë për vizitë do të qëndrojnë senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Murphy dhe Peter do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës, duke filluar nga ora 15:00.

Kurti në ora 10:00 do ta vizitojë Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

Ndërkaq, në ora 18:00 kryeministri do të marrë pjesë në hapjen e bibliotekës së Adem Demaçit.