Kurti për shkëmbimin e territoreve: Është recetë që sjellë luftë dhe gjakderdhje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe njëherë për temën e shkëmbimit të territoreve.

Kurti tha në një intervistë për mediumin shtetëror të Austrisë ORF. Ai theksoi se kjo ide nuk ka vdekur. Sipas tij, kjo është një recetë për “luftë dhe gjakderdhje”.

“Çfarë do të mund të ndihmonte në rajon për siguri dhe pajtim, është një balancë apo simetri në të drejtat e minoriteteve, ndërsa shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë dhe gjakderdhje”, tha Kurti.

Numri një i ekzekutivit kosovar u shpreh se gjatë administratës së kaluar amerikane, është përmendur ideja për shkëmbim të territoreve, ide kjo që sipas tij, është ende e gjallë në Beograd.

“Është e vërtetë që në të kaluarën, sidomos gjatë administratës së kaluar amerikane, edhe Beogradi dhe disa politikanë në Prishtinë e në BE kanë përmendur idenë për shkëmbimin e territoreve. Ky projekt ka dështuar, e di që ideja është ende gjallë në Beograd duke shkaktuar disa fantazi në disa struktura në very të Kosovës, por nuk do të bëhet kurrë realitet. Kosova është Republikë, që qëndron e bashkuar”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kurti tha në një intervistë për mediumin shtetëror austriak ORF, se në Kosovë nuk mund të ketë Republikë Serbe, derisa Serbia po dëshiron “shtet brenda shtetit”.

“Kam qenë unë që ofrova për të shkruar një draft statut për vetëmnaxhimin in lidhje me marrëveshjet e kaluara, por që respekton Kushtetutën e Kosovës. Vendimi i Kushtetuteses, ky asociacion nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive, nuk duhet të ketë një shtresë të tretë të pushtetit”, tha ai.

Numri një i ekzekutivit kosovar, e përmendi edhe një herë shembullin e tij të famshëm, atë me filxhan dhe me kafe, duke thënë se “nuk mund të ofrojë kafe, pa një filxhan”.

“Presidenti i Serbisë, tha që nuk kam interes në këtë, ai në bazë nuk dëshiron ta njohë Kosovën, por të ketë një shtet brenda një shteti, unë këtë nuk mund ta pranoj, por gjithçka që është brenda Kushtetutës tonë, jam gati që ta diskutoj, e kam thënë në këto takime që nuk mund të jap kafe, pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur”, u shpreh ai.