Mbi 1 milion kosovar jetojn jashtë vendit

Migrimi i Kosovarëve ka qenë i vazhdueshëm që nga vitet e 70-ta por shumica kanë ikur në vitet 1990-2000 ku mesatarishtë ikën mbi 450 mijë, atëherë ishte represioni jugosllav dhe kishte plotë arsye të iken nga Kosova.

Por një studim i AKB-së nxjerr një të keqe tjetër të madhe ku vetem për 5 vitet e fundit ikën nga Kosova mbi 200 mijë qytetarë për të kërkuar jetë ma të mirë standard jetësor, shkollim e sigurime shëndetësore.

Kryatari i AKB-ës Agim Shahini tha se trendi i ikjes nga Kosova tash më është i njëjtë sikur para luftës për veç motivet ndryshojne atëherë ishin të frikês nga qeveria serbo-jugosllave.

“Sot që qytetarët janë të zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës që nuk po ndryshon asgjë në të mirë të rritjes se motivet për të gjetë një mundësi sa do të vogël për të jetuar në Kosovë”, tha Shahini.