Një i vdekur dhe 6 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, të martën.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus nga testimi i 55 personave.

Numri i rasteve aktive është 21, në tërë Kosovën.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë, vaksinën anti-COVID e kanë marrë 23 persona.