Osmani: Patëm mbështetje me deklarata për liberalizimin e vizave

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kanë marrë mbështetje për liberalizim të vizave sot në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ajo, para mediave pas përfundimit të takimit të sotëm, ka theksuar se deklaratat e dëgjuara sot duhet të jenë hapa konkret.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata mbështetëse për Kosovën sot, si pari për në perspektivën e qartë evropiane, së dyti për liberalizimin e vizave”, ka thënë Osmani.