Pacolli me ish-presidentët e Shqipërisë në Hagë, do të vizitojnë Thaçin dhe të tjerët


Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, së bashku me ish – presidentët e Shqipërisë Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, kanë mbërritur në Holandë ku do të takojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi.

Po ashtu në vizitë është bashkangjitur edhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

Kjo u bë e ditur nga Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të AKR-së.

Zyberaj tha se historia nuk mund të rishkruhet.

”UÇK është krenaria jonë kombëtare”, tha Zyberaj.

Kjo vizitë realizohet me iniciativën e Pacollit.

Ai i ftoi ish-presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë që t’i bashkangjiten vizitës në Hagë.

Kësaj vizite nuk janë bashkangjitur ish-presidentët e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga.