Perimet më të mira për shëndetin e zorrëve

Dieta juaj e përditshme ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zorrëve, gjë që mund të ndikojë në shumë aspekte të ndryshme të shëndetit tuaj të përgjithshëm. Por, ndonjëherë mund të jetë e vështirë t’i njohësh ushqimet më të mira për zorrët.

Si bazë, ushqimet e plota që janë të pasura me fibra, zakonisht ndihmojnë në shëndetin e zorrëve. Për shembull, frutat dhe perimet (dhe disa drithëra të plota) përmbajnë polifenole, të cilat janë përbërës që e përmirësojnë barrierën e zorrëve, raporton portali “Eat This, Not That”.

Dhe ndërsa ngrënia e shumë perimeve dhe frutave mund t’ju sigurojë fibra dhe lëndë ushqyese të shëndetshme për zorrët, hulumtimet kanë treguar se perimet me gjethe jeshile mund të ndihmojnë në ushqimin e baktereve të mira që gjenden në zorrë, si dhe e përmirësojnë shëndetin e tyre të përgjithshëm. Prandaj, është koha e duhur që t’i shtoni perimet e gjelbra në dietën tuaj, si lakra, spinaqi, sallata dhe të tjerë.

Por, çfarë ndodhë kur i ushqejmë bakteret e mira në zorrë? Sa më shumë energji të kenë këto baktere të mira, aq më shumë janë në gjendje të ndërtojnë barrierat mbrojtëse në mikrobiomën tone, që nevojiten për t’i mbajtur larg bakteret e këqija dhe për ta ndaluar rritjen dhe shumimin e tyre.

Të kemi zorrë të shëndetshme është e rëndësishme sepse kjo ndikon më shumë sesa vetëm në stomakun tuaj. Në fakt, dihet se mikrobioma e zorrëve ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e trurit dhe gjithashtu në rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative.

Në fund të fundit, nuk mund të gaboni duke ngrënë ushqime të plota që janë të pasura me fibra, për shëndetin e zorrëve, për të mos përmendur shëndetin tuaj në përgjithësi.