Prishtina me 2162 raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të prijë në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet vazhdon të jetë 2,162.

Pas Prishtinës, me më shumë raste aktive janë Peja, gjithsej 686 dhe Ferizaj me 623 raste aktive me koronavirus.

Peja ndërkaq ka 965, Ferizaj 827, Gjilani 821, Prizreni 748 dhe komuna tjera me më pak raste.

Të dielën në vend janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 602 raste pozitive me koronavirus.

Gjatë 24-orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 373 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 1,710 persona të infektuar deri më sot.