Qeveria zbut masat anti-COVID, hiqet ora policore

Pas rënies së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr kufizimin e lëvizjes.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19”.

Ndonëse vendimi i Qeverisë për masat e reja ende nuk është bërë publik, mësohetbse është hequr kufizimi i lëvizjes.

Me vendimin e ri lehtësim të masave do të ketë edhe për sektorin e gastronomisë.

Sipas Qeverisë, vendimi për masat e reja hyn në fuqi nga dita e sotme, 1 mars 2022. 

Vendimi i plotë i Qeverisë: