Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrrësit, të fshehura në furgonin me medikamente

251 295 euro dhe medikamente mjekësore janë sekuestruar në Portin e Durrësit.

Ndërkohë është arrestuar 58-vjeçari që vinte nga Italia dhe tentoi të fuste paratë në Shqipëri pa i deklaruar.

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.