Tre të vdekur dhe 325 raste të reja nga koronavirusi në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë së shtunës, derisa nga 3.109 testime, 325 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 355 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 197.055.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 205.549 raste pozitive e 3.161 të vdekur.

Numri i rasteve aktive është 5.333.