11 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë atje ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe pesë persona.

Bëhet e ditur se në spitalet COVID në Shqipëri janë duke u trajtuar gjithsej pesë pacientë.

Ndryshe, aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 176 raste aktive me koronavirus.