14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 883 mostra.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168.

Numri total i rasteve aktive është 497.