304 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 304 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 10,042 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në 1,552, ndërkaq numri i të shëruarve të dielën ishte 3.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar 2,103 qytetarë. Me dozën e dytë janë vaksinuar 789,946 persona, derisa numri i dozave të administruara që nga fillimi i vaksinimit është 1,692,762.