35 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 35 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 200 testime, derisa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit, janë shëruar 15 qytetarë nga COVID-19.

Me numrin e fundit të të shëruarve, numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 225.399.