Sunny Hill Festival

4 të vdekur dhe mbi 1400 raste të reja me koronavirus

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe 1401 janë infektuar, të shtunën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe, janë marrë 3.716 mostra prej të cilave 1.401 kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar 1.219 persona.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 9.408.