552 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 552 raste aktive me COVID-19.

E më së shumti raste është Komuna e Prishtinës me 160 raste, Ferizaj me 52, Prizreni me 44, Gjilani me 38 dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në raportin e fundit ka njoftuar për 27 raste të reja me COVID-19.

Sipas të njëjtit raport u bë e ditur që për 24 orë janë dhënë 13 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës, ndërsa 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.