8 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur të premten se nga 253 testime, tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Po ashtu janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235. Në total numri i rasteve aktive është 46.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës.