Albin Kurti nuk do të takohet me Edi Ramën në Tiranë

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, njoftoi se kryeministri Albin Kurti nuk do t’i shkojë në takim homologut të tij të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeziu shkroi në Facebook të hënën se Kurti ka marrë ftë nga Rama një javë më parë për një drektë joformale me Komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, ku janë të ftuar edhe kryetarë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, por sipas tij, Kurti muaj më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë tjetër në Greqi.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, ka shkruar ai.

Kryeziu shtoi se Kurt do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor të këtij viti.