Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së i shkojnë në zyre Kurtit

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sot janë takuar me ambasadorët e QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë. 

Kjo është bërë e ditur nga vetë Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një njoftimi për medie.

“Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it”, thuhet në njoftim. 

Më tej, bëhet e ditur se në këtë takim u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.