Arrestimi i Besnik Mujecit, Haxhiu: Kosova është e gatshme për të bashkëpunuar me Shqipërinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është lajmëruar edhe një herë përmes një statusi tjetër për rastin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili është kapur bashkë me një kosovar tjetër nga Policia e Shqipërisë nën dyshimet për trafik narkotikësh.

Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur prioritet luftimin e krimit transnacional dhe ka sjellur para drejtësisë shumë trafikantë përmes bashkëpunimit juridik.

Ajo thotë se edhe për personat që janë arrestuar në Shqipëri dhe për secalin rast tjetër, Qeveria e Kosovës është e gtashme të bashkëpunojë dhe t’i adresojë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit e ka pasur prioritet luftimin e krimit transnacional dhe në këtë drejtim deri tani përmes bashkëpunimit juridik, shumë trafikant i kemi sjellur para drejtësisë.

Për personat e arrestuar në Shqipëri dhe për secilin rast tjetër, do të bashkëpunojmë dhe do t’i adresojmë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë.