Nagavci thirrje SBASHKU-t: daleni grevën mësimi fillon më 1 shtator

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavaci ka thënë se nesër më 1 shtator do të fillojë viti i ri shkollor 2022/2023, ku sipas saj janë bërë të gjitha përgatitjet e duhuar për një fillim vit të suksesshëm, teksa cek edhe shpërndarjen e teksteve shkollore, raporton GazetaBlic.

“Nesër zyrtarisht fillon viti i ri shkollor 2022/23, MASHT i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, tashmë është bërë shpërndarja e teksteve shkollore dhe të gjithë nxënësit do të pajisen me tekste të reja”, tha Nagavci.

“Nga takimet e zhvilluara me drejtoritë komunale të arsimit, jemi informuar se të gjitha shkollat janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor, të gjithë janë deklaruar një zëri për rëndësinë e fillimit të mësimit me një shtator”.

Nagavci ka folur edhe për grevën e SBASHKU-t, ku ju bën thirrje mësimdhënsëve të vazhdojnë punën në shkolla dhe të ndalin këtë grevë.

Ajo tha se MASHT ka pasur takime të shumta me SBASHKU-n për të biseduar rreth kërkesave të tyre.

“Kjo grevë e shpallur nga SBASHKU, nuk është duke u mbajtur në shumicën e institucioneve, andaj unë kërkoj të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit e sidmos në çerdhe.Si ministri i jemi përgjigjur çdo kërkese të SBASHKUT për takime, ata janë takuar me mua dhe zyrtarët tjerë ku kemi biseduar në detaje për kërkesat e tyre”, tha Nagavci.