Një i vdekur dhe 14 raste të reja me koronavirus

Pas më shumë se një muaji është regjistruar vdekja e parë nga COVID-19 të mërkurën në Kosovë. Që nga 9 prilli nuk ka pasur të vdekur nga koronavirusi.

Sot janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19 nga 670 testime.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.

Në total numri i rasteve aktive është 350.