Një i vdekur dhe 19 raste të reja me koronavirus

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 1.027 mostra të marra për testim.

33 persona të infektuar deri më tani janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223.860.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shënuar ulje në 555.