PIPOS: 38.19% e qytetarëve do të votonin sot për VV-në, 25.12% për LDK-në, 21.35% për PDK-në

38.19% e qytetarëve do të votonin për Vetëvendosjen nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Kështu ka dalë në matjet e fundit të opinionit publik të realizuara nga PIPOS ku partia e dytë është radhitur LDK-ja me 25.12% dhe e treta PDK-ja me 21.35%.

AAK-ja është e katërta me 11.97%.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1050 respondentë.