Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shtatë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Bëhet e ditur se 13 qytetarë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431.

Në total numri i rasteve aktive është 428.