Vetëm 4 raste të reja me COVID-19

Katër raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar të martën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Numri i rasteve aktive me koronavirus është 282, ndërkohë i të vaksinuarve gjatë 24 orëve të fundit 162.