Vetëm 42 raste të reja me COVID-19

Ditëve të fundit situata me koronavirusin në Kosovë ka shënuar përparim, numri i rasteve pozitive vijon të jetë i ulët. Në 24 orët e fundit janë raportuar vetëm 42 raste pozitive, teksa nuk kemi asnjë vdekje të shënuar.

42 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar nga 251 testime të bëra.

224 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, teksa kemi 1 mijë e 503 raste aktive me këtë virus.