10 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të shtunën se janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 281 personave të dyshuar si të infektuar.

Sipas ministrisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 51.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 70 persona. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 823.408, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese 102.957 persona.