16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 198 personave të dyshuar si të infektuar.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 101.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 50 persona.