323 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka informuar se numri i rasteve aktive me koronavirus është 323.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,987 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.