34 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 34 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 991 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast me fatalitet. Ndërkohë janë shëruar 18 persona. Janë 666 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 279 doza të vaksinës anti-COVID.

Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.820.637.