40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

40 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 1.039 mostra të marra.

Të mërkurën janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.360 doza të vaksinës.

Ndryshe, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 650.