Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë vdekur dhe 49 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se janë kryer 1.268 testime.

Sot janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.776.

Në total numri i rasteve aktive është 831.