Gjashtë të vdekur dhe 2590 raste të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 të martën në Kosovë, derisa nga 12.259 testime u regjistruan 2590 raste të reja pozitive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2952 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 147.996.

Raste aktive në nivel vendi janë 33.538.