Kurti për vizitë në Francë, takim me Macron

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë, në kuadër të angazhimeve diplomatike dhe forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë qëndrimit në Francë, Kurti pritet të zhvillojë takim si dhe drekë pune me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Takimi mes dy liderëve pritet të fokusohet në thellimin e bashkëpunimit bilateral, zhvillimet aktuale politike, si dhe çështje me interes të përbashkët në nivel rajonal dhe evropian.