Mbi 4100 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina aktualisht ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në kryeqytet janë 4144 raste aktive me koronavirus, derisa pas Prishtinës, me numër më të madh janë Mitrovica me 833, Peja me 580, Gjakova me 442, dhe Gjilani me 441 raste aktive.

Ndërkohë numri i rasteve aktive në nivel vendi është 9771.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë ka vdekur një person si pasojë e COVID-19 e janë shënuar 2708 raste pozitive.