Një i vdekur dhe 46 raste të reja me koronavirus

Një person ka vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga testimi i 1519 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 3.02 për qind. Në 24 orët e fundit janë shëruar 187 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 222.371.

Numri i rasteve aktive është 1136.

Ndërkohë sa i përket vaksinimit në 24 orët e fundit janë dhënë 190 doza të vaksinë anti-COVID. Numri total i dozave të administruara është 1.815.707.